Mblidhet sot KQZ, përcaktohen afatet kohore dhe njësitë ku do ngrihen KZAZ-të
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 12:00 për të miratuar afatet për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.Po sot pritet të caktohen dhe njësitë administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet.Çështjet në rend dite për diskutim:1. Projekt-vendim: "Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, përr zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015", si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor"2. Projekt-vendim: "Për miratimin e modeleve të dokumentave, që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, për nxjerrjen e rezultateve, të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2015".3. Projekt-vendim: "Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015"4. Projekt-vendim: "Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015"5. Projekt-vendim: "Për shpalljen e rezultatit të shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015"6. Projekt-vendim: "Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015"7. Projekt-vendim: "Për ngritjen dhe thirjen e mbledhjes së parë të KZAZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015"