Sarandë, digjen dy automjete në parkim, policia: Zjarri i qëllimshëm

Digjen dy automjete në Sarandë. Ngjarja është regjistruara në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 1, ku një automjet është shkrumbur plotësisht, ndërsa një makinë tjetër që ishte e parkuar pranë  është djegur pjesërisht nga flakët.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, të cilët të ndihmuar dhe nga banorët kanë bërë të mundur dhe shuarjen e zjarrit në mjete.Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm në njërin nga mjetet e parkuara.Sipas bluve “dyshohet se flaket kane perfshire fillimisht automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA316AT ne pronesi te shtetasit T. D., banues ne Sarande dhe me tej si pasoje e flakeve eshte djegur pjeserisht edhe automjeti qe ndodhej aty prane i parkuar tip "Daewo" me targa AA608FR ne pronesi te shtetasit S. M., banues ne Sarande”.Nga ana e policisë po punohet per percaktimin e shkaqeve te zjarrit.[caption id="attachment_489864" align="alignnone" width="640"]makina e djegur Në foto: 2 automjetet e përfshira nga flakët, njëra e djegur plotësisht[/caption]