Proçesi i legalizimit në Fier, Aluizni: 10 mijë objekte informale

Procesi i legalizimeve nuk ka ecur në ritme optimale në qytetin e Fierit. Vetëm në këtë qytet ka 10.049 objekte informale.Drejtoria e Aluiznit ne Fier vijon punën për plotësimin e të gjithë dokumentacionit të duhur, lidhur me legalizimin e këtyre objekteve, ndërkohë përgjegjesi i sektorit të legalizimit dhe urbanistikës Ridvan Beqiraj u bën thirrje këtyre subjekteve të përshpejtojnë hapat për legalizimin e objekteve.Beqiraj thotë se puna ne terren po vijon me intesitet, ne mënyrë që të përmbushen të gjtha afatet kohore te pëcaktuara nga kuadri ligjor.