Rama mbledh KKT në Shkodër: Shumë shpejt një stadium i denjë
Kryeministri Edi Rama për herë të parë pasi i tregoi derën e partisë, është ndalur në bastionin e deputetit të përjashtuar Tom Doshi. Shefi i mazhorancës në ditën e 2-vjetorit të marrëveshjes së bashkëqeverisjes me LSI është ndalur në Shkodër ku të gjitha takimet i ka bërë pa praninë e medias.Shkoder- Në këtë 1 prill Shkodra ka qenë e blinduar me forca policie në rrugët hyrëse dalëse të qytetit, ndërsa u vunë re edhe qen antieksploziv, të cilët kontrolluan cdo vend ku kryeministri do të ishte i pranishëm.Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të territorit që u mbajt në Shkodër, Rama njoftoi se shkodranët, shumë shpejt do të kenë një stadium sipas kritereve të UEFA-s, të denjë për ndeshjet e kombëtares.Ne nuk jemi qeveri e gënjeshtrave, tha Rama, duke ia faturuar këtë ditë rivalëve demokratë.Kreu i qeverisë nuk artikuloi asnjë datë për nisjen e punimeve për stadiumin e ri të Shkodrës, por njoftoi se brenda pak ditëve do të prezantohet projekti para qytetarëve shkodranë.
Sot ne Shkoder shyqrtojme projektin e arkitektit te famshem Peter Wilson per rindertimin e stadiumit Loro Boriçi qe nis nga puna se shpejti!Posted by Edi Rama on Tuesday, March 31, 2015