Të premten vendimi për Arben Frrokun: Kërkoj drejtësi dhe pafajësi

"Kërkoj drejtësi dhe pafajësi". Kjo ka qenë kërkesa që Arben Frroku, vëllai i deputetit demokristian Mark Frroku i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, para se ajo të shprehet me vendimin përfundimtar.(Në foto: Arben Frroku sot në gjykatë)Pas kafazit të hekurt, Arben Frroku ka rrëfyer se nuk ka patur asnjë arsye të vrasë komisar Dritan Lamaj.Ai ka shkëmbyer replika të ashpra me prokurorët e çështjes, të cilët i kërkuan gjykatës dënimin e tij me burg të përjetshëm.Avokatët mbrojtës për më shumë se 3 orë kanë paraqitur konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar pafajësi.Ata kërkuan administrimin e një vendimi gjykate në Durrës si dhe raportin e Policisë së Shtetit që diten e vrasjes së komisarit të policisë, makina e Frrokut nuk është gjobitur për tejkalim shpejtësie.Gjykata caktoi datën 3 prill, për të dhënë vendimin për çëshjten Frroku.Seancën e 18 marsit 2015 Prokuroria e Krimeve të Rënda argumentoi në 70 faqe provat e saj të cilat mbështeste kërkesën për ta shpallur fajtor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frrokun.Mbi 2 orë konkluzione të përmbledhura , janë lexuar përpara trupit gjykes dhe avokatëve mbrojtës, në prezencë të familjarëve të të pandehurit.Sipas prokurorëve, dëshmitarë okulare kanë parë të pendehurin të qëllojë mbi Dritan Lamajn, ndërsa ishte i shoqëruar nga dy persona të maskuar në automjetin e tij.Ne konkluzionet e akuzës u mësua se dëshmitari Arben Ndoka , ka qenë pjesë e fushatës elektorale të 2009 me të padehurin Frroku.Pas vrasjes prokurorët thanë se i pandehuri ndërsa largohej drejt Greqisë i ka kërkuar në telefon njerëzit e tij të festojnë me 14 shishe jack, po aq plumba sa u qellua dhe komisari Dritan Lamaj. /Oranews.tv/.