Basha takon aleatët për zgjedhjet. Halimi-Spaho negociatorë, PR s’tërhiqet për Durrësin

Në një mbledhje që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përcaktuar pasditen e së mërkurës piketat sesi do të  bashkëpunojnë për garën zgjedhore të 21 qershorit."Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve.Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike"thuhet ne deklaraten e perbashket te leshuar pas takimit.Kreu i demokratëve Basha ka mandatuar nënkryetarin Edmond Spaho dhe deputetin Eduart Halimi për negociatat me aleatët që do të nisin nga e premtja e kësaj jave.Pjesë e takimit ishin PR, PDK, LZHK, Balli Kombëtar dhe drejtues të tjerë të partive aleate me PD-në. Dy deputetët e PDIU edhe pse në daljet e tyre mediatike konfirmuan pjesmarrjen, nuk i janë bashkuar tryezës së mbajtur.Aleatja më e madhe e demokratëve, Partia Republikane u përfaqësua nga nënkryetari Arjan Madhi. Ky i fundit pas takimit foli për një paketë garancish që duhet respektuar, në të kundërt kjo parti merr rriskun për të dalë edhe e vetme në zgjedhje.6Madhi: “Basha në këtë takim shprehu vullnetin dhe gadishmërinë që ti kontribuojë një partneriteti në koalicion, por sigurisht një koalicion që në marrëveshjen e tij duhet të ketë në vëmendje disa parime thelbësore mbi të cilat do të funksionojë koalicioni dhe do të bëhet i besueshëm për të gjithë parnerët.  Partnerëve që iu mungon besimi nuk mund të jenë kontributivë në koalicion.PR parashtroi edhe atë propozim marrëveshje  që kishte bërë kohë më parë për PD, si transparenca, kolegjialitetit, proporcionalitetit në mënyrën si do përfshihemi në garën elektorale. Janë parime  që do garantojnë një sukses të përbashkët, në të kundërt PR rezervon të drejtën në raport sesi do të procedohen në negociata të veçanta në përputhje me respektimin e këtyre parimeve do të mbajë qëndrimin e saj.Cdo çedim nga parimet që kemi rënë dakord dhe që gantojnë moralin e funksionimit do ta detyronte PR pse jo dhe e vetme të kandidonte”.Mungesën e Mediut në tryezën e PD-së, Madhi e justifikoi me një angazhim  të rëndësishëm të kreut të PR-së. Madhi:“Mediu kishte një angazhim shuëm  të rëndësishëm, për sa kohë ka PR të mandatuarin e saj. Unë jam  në emër të partisë dhe i autorizuar nga Mediu”.Republikanët nuk tërhiqen nga propozimi i tyre për Durrësin. Sipas Madhit kandidatura e Agron Dukës shihet si fituese edhe nga Lulzim Basha nga sondazhet që PD ka zhvilluar.Madhi: “Nuk kemi kërkuar bashki, do hyjmë në një proces negociimi pas kësaj. PR nuk ka kërkuar asnjëherë dhe nuk do të kërkojë bashki të veçanta, as njerëz preferencialë. PR ka adoptuar dhe ka një qëndrim të përbashkët me PD. Përtej modelit që ka qenë dikur që lëshoheshin zonat e lira për partitë, sot ne do të vlerësojmë se kush kandidat është fitues sipas sondazhit të pranuara nga vetë PD apo atyre që po evolujonë nga dita në ditë. Basha tha po jemi në punë, kemi disa sondazhe dhe kërkojmë ende sondazhe për të arritur në kandidaturën më të mirë. Ne i qëndrojmë jo këtij propozimi po r garancive tashmë të sonduara  që Duka ofron si kandditat fitues. Këto janë garanci që në radhë të parë janë konstatuar nga PD, nga kryetari i saj. Dhe së dyti nuk do kishte kuptim meqë ky qëndrimi i përbashkët, ky bashkëpunim të anashkalohet”.Nënkryetari i republikanëve tha se nuk është në dijeni të tërheqjes së Agron Dukës, ndërsa në vijim pritet dhe një deklaratë nga selia blu rreth takimit të sotëm.