Lufthansa ishte në dijeni të depresionit të pilotit
Kompania Luftansa ka qenë në dijeni të gjendjes depresive të pilotit që vrau 150 persona duke përplasur qëllimisht avionin e Germenwing në Alpet franceze javën e kaluar. Ka qenë vetë Andreas Lubits që u ka thënë zyrtarëve në një shkollë trajnimi të Lufthansa në vitin 2009 se ai kishte kaluar një periudhë të vështirë ku ka vuajtur nga depresioni i nivelit të lartë.Shkolla e trajnimit në Bremen nuk ka komentuar të dhënat e fundit, teksa më herët Luftansa tha se Lubits përfundoi trajtimin disa mujor për depresion, por pastaj testet rezultuan pozitivë dhe ai mund të fluturonte. Kur Lubitz rifilloi trajnimin në 2009, ai siguroi shkollën e fluturimit me dokumente mjekësore që tregonin se ai kishte kaluar një periudhë depresioni të rëndë", tha Lufthansa, duke cituar korrespondencën me email ndërmjet Lubitz dhe shkollës së fluturimit.Deklarata është potencialisht dëmtuese për kompaninë ajrore dhe kreun e saj Carsten Spohr, i cili javën e kaluar tha se nuk dinte asnjë motiv apo arsye që do ta çonte 27 vjeçarin në kryerjen e aktit të rëndë. Fakti që Luftanca ka qenë në dijeni të depresionit të pilotit, mund ta cojë në përballjen më ligjin dhe akzua nga të afërmit e viktimave. Prokurori i Dyseldorfit sot ka mbërritur në Francë, teksa policia në Paris deklaroi se nuk ka më trupa të mbetur në vendin e ngjarjes.