Doda: S' di nëse do jem në ndonjë zonë në këto zgjedhje, por do jem në politikë

Ndërsa Partia Demokratike po nxeh motorët e fushatës elektorale, deputetja Mesila Doda ende nuk e di nësë kryetari Basha do t'i besojë drejtimin e një prej shtabeve elektorale.Por pavarësisht vendimit të kryetarit të PD-së, Doda tha në studion e Ora News se ajo do të mbetet në politikë.Mesila Doda: Unë akoma nuk e di nëse në këto zgjedhje do jem në ndonjë zonë, por le të shikojmë hap pas hapio sesi do rrjedhin ngjarjet.Ilva Tare: Po shpreson te jesh në ndonjë zonë?Mesila Doda: Nuk ka asnjë lidhje me shpresën, unë gjithësesi jam pjesë e një grupimi politikIlva Tare: Ke vullnetin dhe dëshirën të jesh e angazhuar...Mesila Doda: Jo nuk dua ta them këtë sepse është vendi i secilit deputet, nuk kam asnjë merak lidhur me këtë çështjeIlva Tare: Politike më tepër sesa personalMesila Doda: As personal dhe as politike le të themi, sepse une jam njeri politik, gjithësesi.Bashkë me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, është nismëtare e një projektligji për hapjen e dosjeve, i cili përballë ka një propozim të qeverisë, për të cilin Doda thotë se mbron të inkriminuarit e së kaluarës.Mesila Doda: Cështje është se nuk duan që ti zgjidhin, duan të shkojnë përpara me një ligj të tyren i cili nuk bën asgjë tjetër përvecse e bën të përdorshëm këtë informacion nga një dorë apo disa duar.Dhe nëse propozimi do të rrëzohet?Mesila Doda: Unë nuk dorëzohem ndonjëherë.Por premton se do të rikthehet sërish.Mesila Doda: Kemi disa cështje që do i hapin rrugë një katarsis për shoqërinë shqiptare, por edhe kalimin e mundësisë për referendum për ta kryer këtë proces në bazë të një OK që do na jepet nga shoqëria shqiptare.