Aleancat e PDIU, Muhedini: Negociuam me PS, do negociojmë edhe me PD

PDIU mesa duket nuk e ka ndarë plotësisht mendjen nëse do të jetë apo jo në koalicion me qeverinë Rama për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.Të paktën këtë ka lënë të kuptohet deputeti Tahir Muhedini se kjo parti do të ketë negociata edhe me demokratët.Tahir Muhedini: “Neve do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithcka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore.Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e cështjes came. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI”. Por a ka përçarje në rradhët e PDIU-së?Tahir Muhedini: “Kjo forcë politike është krijaur ti shërbehet njëkomuniteti që ka 1 shekull që i mohon idetë e njeriut dhe ky është komuniteti cam. Nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që është përjashtuar komuniteti cam. Me demkoracionë po japim shembullin që dim të qeverisim. Ne kemi kapacitetet që ti shërbejmë vendit.Të 5 deputetët që jemi do të ulemi në një vend bashkë”.Disa ditë më parë Kryeministri i vendit Edi Rama sëbashku me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi lajmëruan arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.