Anulohet vendimi i Berishës, qeveria rikthen të hënën pushim kur festat bien në fundjavë

Nëse një festë zyrtare bie të shtunën apo të dielën, e hëna do të jetë pushim. Qeveria ka rikthyer vendimin e shfuqizuar nga qeveria Berisha në janar të vitit 2010, vendim i cili do të hyjë në fuqi që nga kjo e dielë e Pashkëve Katolike, që është zyrtarisht festë zyrtare. Për numrin dy të qeverisë, ky vendim rikthehet në respektim të Kodit të Punës.Për këtë vit, shqiptarët do të përfitojnë edhe 10 ditë pushimi ekstra, për shkak të ditëve në të cilat festat zyrtare përkojnë në fundjavë. Ndërsa publikoi lajmin pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi u shpreh se ky vendim duhet të merret seriozisht pasi nuk është gënjeshtër e 1 prillit.Niko Peleshi: "E hëna pushim për të gjitha festat që bien në fundjavë. Rikthehet dita e hënë pushim për festat e fundjavës. Të respektohet kodi etik i punës për festat. Bonuse për administratën e shkëlqyer. Ky vendim vjen gjithashtu në respekt të ndjeshmërisë së komuniteteve fetare, pasi ka festa kombëtare që u përkasin besimeve fetare. Kështu, duke filluar nga e hëna që vjen, e cila është e hëna pas Pashkëve katolike dhe përfitoj nga ky rast për t'i uruar gëzuar Pashkët besimtarëve katolikë, dita e hënë do të jetë ditë pushimi, si edhe çdo e hënë tjetër që vjen pas ditës kombëtare të pushimit, kur ajo bie në fundjavë."Faleminderit dhe dëshiroj të shtoj që kjo nuk është një shaka e datës 1 prill"Ja festat kombëtar për vitin 20151 dhe 2 Janar - Festat e Vitit të Ri14 Mars - Dita e Verës22 Mars - Dita e Nevruzit5 Prill - Dita e Pashkës Katolike  (e diele, e hena pushim)12 prill - Dita e Pashkës Ortodokse (e diele, e hena pushim)1 Maj - Dita Ndërkombëtare e Punonjësve17 Korrik* - Dita e Bajramit të Madh24 Shtator*- Dita e Kurban Bajramit19 Tetor - Dita e Lumturimit të Nënë Terezës28 Nëntor - Dita Flamurit dhe e Pavarësisë (e shtune, e hena pushim)29 Nëntor - Dita e Çlirimit (e diele , e hena pushim)8 Dhjetor - Dita Kombëtare e Rinisë25 Dhjetor - Krishtlindjet