Qeveria miraton ligjin e arsimit të lartë, Nikolla: Model i ri financimi
Ka kaluar në qeveri ligji i ri i arsimit të lartë. Drafti është kthyer disa herë në grupet e interesit për të bërë rekomandimet e tyre. Për të ka punuar një Komisionin i posaçëm i ngritur nga Ministria e Arsimit, ndërsa përfshiu dhe rekomandimet e akademikëve. Ministrja, Lindita Nikolla, tha se është ligji që garanaton cilësinë dhe autonominë e studentëve.Tiranë- Është miratuar në qeveri ligji i ri i arsimit të lartë. Ky dokument është hartuar nga një Komision i posaçëm i Ministrisë, ka kaluar diskutimet në grupet e interesit deri në formën e tij përfundimtare.Kundërshtimet kanë qënë jo të pakta nga akademikët, të cilët për herë të dytë iu rikthyen kritikave dhe rekomandimeve për formën e tij përfundimtare.Drafti u ndyshua duke marrë parasysh edhe sugjerimet e akademikëve.Nga selia e Kryeministrisë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ky ligj garanton cilësinë, autonominë e Universiteteve dhe i jep mundësi studentëve të ulen në auditorë universitarë më cilësorë.Lindita Nikolla: "Ligji i ri për arsimin e lartë është një pr.ligji që sjell ndryshime në frymën e masave të ndërmarra deri më tani. Koha e universiteteve që bëjnë gjoja sikur bëjnë mësim ka marrë fund. Nga ky ligj përfitojnë studentët duke i dhënë besim prindërve se koha dhe financa do tja vlejë.Ligji i ri ndryshon skemën e financimiet duke futur modelin modern të financimit me bazë përformancën, ku shteti do të jetë financuesi më i madh i arsimit të lartë. Por këto financa, taksa të qytetarëvë duhet të prodhojnë maksimumin e vlerës dhe një skemë moderne financimi që priret nga performance e universiteteve tona do t’i shtyjë ato të modernizohen, të përmirësojnë shërbimin, të gjenerojnë kërkimin shkenco etj. Në thelb do të prodhojë një arsim të lartë më cilësor. Ky ligj e ben më të drejtë financimin publik për studentin duke iu gjendur më pranë studentëve në nevojë duke krijuar një fond bursash për të gjithë kategoritë për pamundësi financiare, fond të posacësh bursash për ata që ndjekin degët me prioritet kombëtar dhe mbështet ekselentët.Pr/ligji rrit ndjeshëm autonominë universitare, iu japim mundësinë universiteteve për të promovuar vetë stafin akademik. Ligji i ri modernizon qeverisjen e brendshme universitare dhe mbështet punën e senatit me një punë administrative. Rrisim cilësinë akademike dhe rrisim cilësinë e administrimit. "Pas kalimit në qeveri, ligji do ti kalojë Komisioneve kuvendore përkatëse, për tu votuar më pas në parlament.