Itali, sekuestrohet pasuria 1 mln euro e “Mesit Shqiptar, aktiviteti kriminal fshihej pas një firme ndërtimi

Itali-Prokuroria e Brecias ka konfiskuar pasurinë prej 1 milion euro të Bledar Pajanës, ose i njohur ndryshe si “Messi Shqiptar”, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Mediat italiane raportojnë se Pajanës i janë konfiskuar edhe pasuri, një kompani ndërtimi, pas të cilës fshihej e gjithë veprimtaria kriminale e tij, dy makina luksoze, një pronë banimi dhe disa llogari bankare.“Messi Shqiptar”, akuzohet se ishte kreu i një grupi që kryente trafik ndërkombetar kokaine. Pajana  ka arritur të fuste në Itali 200 kg drogë në muaj. Sipas prokurorëve të çështjes lënda narkotike ishte e destinuar kryesisht për tregun e brendshëm.Pak javë më parë Pajana u ekstradua nga Holanda pas një urdhër arresti europian të lëshuar nga Gjykata e Brecias. Ai aktualisht ndodhet në burgun Rebibbia në Romë. Sipas tyre Pajana drogën që merrte nga Amerika e Jugut e fuste në Itali nga kufiri Lisbonë-Madrid.