Gjendet i vdekur Andrew Getty, miliarderi i naftës në SHBA
Andrew Getty, trashegimtari i një prej pasurive më të mëdha nga nafta në SHBA, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miliarderi, stërnip i Paull Getty, themelues I kompanisë 'Getty oil', është gjetur i vdekur në tualetin e shtëpisë së tij dje pasdite. Lajmi u konfirmua nga familja e tij nëpërmjet një deklarate për shtyp. Prindërit e Andrew, Ann dhe Gordon, kërkuan që media të respektonte privatësinë e tyre në këtë moment të vështirë dhe të dhimbshëm për ta.Fillimisht vdekja e tij nuk ishte e qartë, teksa policia rrethoi të gjithë zonën me shirita të verdhë, simbol të zonës së krimit. Kaq ka mjaftuar që përreth shtëpisë së miliarderit të mblidhen gazetarë e fotoreporterë. Por disa minuta më pas mjeku ligjor deklaroi se paraprakisht vdekja e Getit ishte për shkaqe natyrale.Më herët website TMZ.com shkroi se trashëgimtari ishte gjetur pa jetë në rretha dyshuese dhe se e fejuara e tij ishte konsideruar e dyshuar potencile, dhe kjo sepse vetë Andrew kishte kërkuar një urdhër kufizues për një grua rrrth dy javë më parë. Gjithsesi, policia e Los Angelos deklaroi se po vijon hetimet e imtësishme rreth vdekjes së miliarderit. Gjyshi Getit, J. Paul Getty, bashkoi disa kompani të vogla nafte në një të vetme, duke e quajtur Oil Getty në vitet 1960. Teksa ishte një nga njëriëzit më të pasur të amerikës, ai ishte gjithashtu një koleksionist i pasionuar arti.