Firma e lodrave nuk i frikësohet krizës ekonomike ruse

Pavarësisht krizës ekonomike në Rusi, gjiganti i prodhimit të lodrave për fëmijë, "Hamleys" zgjodhi pikërisht Moskën për të hapur të martën dyqanin më të madh të lodrave në kontinentin europian.Me një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë, vetëm disa hapa nga Kremlini, ai është shumë herë më i madh se sa dyqani më i madh që kompania kishte hapur deri më tani, në Londër. Dhe nëse drjtuesit vendosin që të mbyllin, siç edhe kanë paralajmëruar, dyqanin që kanë në "Times Square" të Nju Jorkut në fillim të vitit 2016, atëherë dyqani i Moskës do të bëhet më i madhi në botë."Ky ëshë një treg fantastik për shitjen e lodrave me pakicë, një treg gjithnjë e në rritje. Të gjitha market ndërkombëtare duan të punojnë me ne sepse ne kemi një mënyrë krejt të veçantë për të promovuar produktet. Dhe mendoj që do të kemi sukses në tregun rus", thotë shefi ekzekutiv i "Hamleys", Gudjon Reinison.Ekonomia ruse është në vështirësi prej disa muajsh tashmë, prej vendosjes së sanksioneve nga ana e perëndimit për krizën e ukrainës, si dhe për uljen e çmimit të naftës. Rubla ruse ka humbur 40% të vlerës së saj, por sërish, drejtuesit e dyqanit janë optimistë se do të kenë sukses.Ndër shumë lodrat tërheqëse me të cilat mund të kënaqen fëmijët e Moskës, në sektorin e lodrave formuese LEGO, moskovitët e vegjël mund të ndërtojnë një kopje në miniaturë të Kremlinit dhe Teatrit të famshëm Bolshoi."Hamleys" është dyqani më i vjetër i lodrave në botë dhe një ndër më të famshmit. i themeluar në Londër në vitin 1760 nga Ulliam Hamlei, kompania sot është pejsë e një koorporate shumëkombshe dhe ka disa dhjetra dyqane në qytetet më të mëdha të globit.