Opozita fiton zgjedhjet në Nigeri, sfida e madhe Boko Haram

"Sytë e të gjithë botës u fokusuan te vendi ynë për të parë nëse do të votonim në mënyrë të qetë dhe nëse do të zhvillonim një proces të rregullt zgjedhor. Ne i provuam botës se jemi një popull që kemi përqafuar demokracinë."Kanë qenë këto fjalët e para të Muhamadu Buhari, Presidenti i sapozgjedhur i Nigerisë menjëherë pas fitores. E konsideruar një garë historike, Buhari fitoi betejën me presidnetin e shumëkritikuar për dështimin me grupin terrorist Boko Haram, Gudlak Jonatan. Sipas rezultateve të votimit në 35 shtete, partia opozitare APC mori 2.1 milionë vota më shumë se ajo në pushtet.Ekzaktësisht në orën 17:15 minuta, dje në mbrëmje, Presidenti Jonathan më përgëzoi për fitoren. Unë ju bëj thirrje të gjithë nigerianëvë të bashkohen me mua dhe të përgëzojnë Presidentin për punën e tij të deritanishme.Presidenti Jonathan zhvilloi një fushatë të ashpër dhe ishte kundërshtar i denjë. Unë i shtrij dorën e miqësisë dhe ai ka respektin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tim, u shpreh Buhari.Zgjedhjet në Nigeri filluan 28 mars dhe kjo është hera e parë që opozita merr kontrollin e vendit, pasi partia e jonatan ka qëndruar në pushtet që prej fundit të dikataturës ushtarake në vitin 1999. Ndërkaq qeveria e re merr mbi supe detyrën e luftës kundër terrorizmit, vecanërisht kundër Boko Haram, grup i cilësuar më i rrezikshmi në botë dhe që prej katër vitesh ka vrarë mijëra njërëz në përpjekje për të venodosur kalifatin në Nigeri.