FBI asistencë për Byronë e Hetimit. Donald Lu dhe agjentët amerikanë takojnë Tahirin

Ministri i Brendshme, Saimir Tahiri është takuar mesditën 1 prillit  2015 me ambasadorin me Zv.Ndihmës Drejtorin e FBI Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian McCauley , me të cilët ka diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.Që nga dita e sotme ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të shënojë një standart të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend.Takimi vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano.Lajmin për mbërritjen dy nëndrejtorve të FBI-se në Tiranë e ka dhënë përmes twitterit dhe kryeministri Rama, duke e cilësuar lajm të mirë përfshirjen e me ekspertize dhe asistence së tyre ne terren per fillimin e veprimtarise antikrim te Byrose Kombetare te Hetimit.

Lajm i mire FBI do perfshihet me ekspertize&asistence ne terren per fillimin e mbare te veprimtarise antikrim te Byrose Kombetare te HetimitPosted by Edi Rama on Wednesday, April 1, 2015   
Një takim i tillë vjen në një kohë kur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen pas arrestimit të shefit të Interpolit, lidhur me dosjen Frroku.donald lu tahiri[caption id="attachment_487349" align="alignnone" width="640"]tahiri shba Takimi i ministrit Tahiri me ambasadorin Lu dhe Zv.Ndihmës Drejtorin e FBI Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian McCauley[/caption]tahiri shba2Cfare eshte Byroja e hetimitByroja Kombëtare e Hetimit është një drejtori qendrore pranë kryeministrit që do të funksionojë për koordinimin e të gjitha shërbimeve, përmes një zyrë koordinative. Deri më tani shërbimet veprojnë paralelisht, duke nxjerrë jashtë skemës dhe informacione që s’duhet të dalin, por dhe duke u përdorur për luftën politike.Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i detyrojë të gjitha këto shërbime të mos punojnë paralel. Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga e gjithë asistenca e specializuar ndërkombëtare për Shqipërinë, për të bashkuar në një strukturë të vetme një sërë çështjesh që sot janë të pakoordinuara. Në këtë strukturë do të organizohen të gjitha këto shërbime, që kanë drejtime të ndryshme, por që sot janë të pakoordinuara e konsumojnë para pa punë. Kjo strukturë do të organizojë dhe do të garantojë mirëfunksionim edhe në pjesë të tjera të organizmit shtetëror.Programi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka këto pjesë shumë të rëndësishme. Ajo ka analizën e informacionit kriminal, lufta kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terrori, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policia shkencore dhe antikrimi kompjuterik, mbrojtja e dëshmitarëve, policia e qarkullimit e rendit etj. Këto shërbime do amalgamohen në një strukturë të vetme dhe kalimi i informacionit nga poshtë-lart të bëhet transparent, i kontrolluar nga mekanizma të ndryshëm dhe i pamanipulueshëm. Pikërisht këtë strukturë pritet të ngrejë menjëherë kryeministri Rama, për të reformuar sistemin.Byroja Kombëtare e Hetimit do të merret me analizën e informacionit kriminal i cili do të vijë nga shërbimet e specializuara të shtetit shqiptar.Me luftën kundër trafiqeve njerëzore që janë kthyer në një gangrenë në Shqipëri.Me luftën kundër kontrabandës në kufirin e Shqipërisë me rajonin dhe kontrabandën ndërkombëtare.Luftën kundër trafikut të drogës dhe të lëndëve radiaktive.Luftën për eliminimin e armëve eksplozive dhe anti-terrorin.Drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit. Me njësinë speciale të agjentëve të mbulimit.Policinë shkencore dhe antikrimin kompjuterik.Mbrojtjen e dëshmitarëve dhe akomodimin e tyre.Policinë e qarkullimit, të rendit dhe gjithë policitë e tjera.Do garantohet një rritje shumë të shpejtë të cilësisë së punës hetimore e shkëputje shumë të shpejtë të lidhjeve të konsoliduara që kompromentojnë punën hetimore.Këto shërbime do amalgamohen në një strukturë të vetme dhe kalimi i informacionit nga poshtë-lart të bëhet transparent.Informacioni do jetë i kontrolluar nga mekanizma të ndryshëm dhe i pamanipulueshëm. -