Vlorë, parandalohet vrasja për gjakmarrje, killerit iu premtuan 1.5 mln lek

Tentoi të marrë hakun e vëllait të vrarë, arrestohet.Ngjarja është shënuar në Lepenicë të Vlorës mbrëmjen e së martës, teksa policia ka parandaluarnjë vrasje me pagesë.Një 56-vjeçar kishte paguar 15 milion lekë të vjetra për të marrë gjakun e vëllait të tij të vrarë në maj të vitit 2013, duke vrarë 53-vjeçarin Lahe Jazaj.Blutë kanë arrestuar porositësin Mersin Alliaj, vrasësin me pagesë Luka Sherifi dhe bashkëpunëtorin e tij Ledion Muho.Ledion Muho u arrestua në cilësinë e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes. Policia konfirmon se vrasësi me pagesë, me origjinë nga Fieri, prej ditësh mbikëqyrte banesën e 53-vjeçarit dhe kishte bërë një plan të hollësishëm për arratisjen e tij pasi të kryente vrasjen.Blutë sekuestruan armën me të cilin Luka Sherifi do të vriste 53-vjeçarin Jazaj, një kallashnikov me një krerë me fishekë. Gjithashtu 43-vjeçarit iu sekuestrua edhe një çantë ku kishte maska, dorashka, ushqime dhe veshmbathje rezervë, si dhe një skicë e banesës së shënjestrës së krimit.Pas marrjes në pyetje ne policinë e Vlorës, Luka Sherifaj e ka pranuar krimin. Mësohet se ngjarja daton në 23 maj të viti 2003, kur Lahe jazaj ka vrarë vëllain e porositësit, Bujar Alliajn, krim për të cilin ai u dënua me 17 vite burg nga Gjykata e Vlorës. Më herët është tentuar të vritet djali i Lahe Jazajt, 17-vjeçari Misto Jazaj.Rolet ne vrasjen me pagese sipas policise, dhe qe u raportuan nga gazetarja jone Porositesi: Mersin Alliaj,  i datëlindjes 1959Vrasësi me pagesë:  Luka Sherifi, iu premtuan 15 mije euroPersoni qe do vritej: Lahe JazajBashkepunetori: Ledio MuhoVrasesi me pagese prej 48 orësh survejonte banesen Sherifi kishte 48 orë që ishte pozicionuar në një vend të fshehtë afër banesës. Pas të lehurave të shpeshta të qenit,  Lahe Jazaj kishte nisur kontrollin e zonës dhe ka rënë në gjurmët e autorit. Pas një konflikti është njoftuar policia.Janë sekuestruar arma e krimit, një automatik kallashnikov dhe një krerë me fishek , një çantë në të cilën autori kishte maska dorashka ushqime dhe veshmbathje rezervë pasi survejonte prej ditesh banesën e personit që do vriste, ndërsa i është gjetur edhe një skicë e baneses dhe e vendit nga do të largohej personi.Një vit me pare u tentua te vritet djali i tij adoleshentNjë vit më parë është tentuar të vritet me të njëjtën skemë djali i shtetasit Lahe Jazaj, Misto Jazaj, 17 vjeç.Gjakmarrja qe nis ne 2003Ngjarja daton që prej 23 majit 2003, kur Lahe Jazaj ka vrarë shtetasin Bujar Alliaj, vëllanë e porositësit.  Për këtë krim autori u dënua me 17 vjet burg dhe dy vjet më parë përfundoi dënimin.Policia mendon se gjakmarrja ishte planifikuar të ndodhte në prag të përvjetorit vrasjes së vëllait.luka sherifi 1 foto mersin aliaj fotoLEDION MUHOvlore radio marres vrasja vlore 1 fisheke vlore[caption id="attachment_487151" align="alignnone" width="640"]vrasesi me pagese ok Ne foto: Luka Sherifaj, i akuzuar si vrases me pagese[/caption]