Paskali: Brenda vitit, 46 koncensione të reja, Debate për investimet në Ekopolitikë
Debate të forta në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe, mbrëmjen e 31 marsit 2015, ku është disakutuar për investimet e huaja dhe koncensionet që qeveria do të japë këtë vit.Përfaqësuesit e opozitës akuzuan qeverinë për klientelizëm dhe apeluan mazhorancën që në seancën e ardhsme plenare të votojë kërkesat e saj për uljen e taksës së qarkullimit dhe heqjen e TVSH për energjinë.Qeveria do të japë brenda këtij viti 46 koncensione të reja, një pjesë e të cilave do të jenë shërbime. Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali deklaroi në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulce se dosjet do të jenë gati brenda muajve të ardhshëm në kuadër të parneritetit publik privat.Vala e re e koncesioneve të reja kanë shkaktuar debate të forta në studio, ku përfaqësuesit e opozitës akuzuan qeverinë për klientelizëm..Brunilda Paskali, zv.ministre e Zhvillimit Ekonomik: Nëse rruga Tiranë- Durrës nëse nuk do të jepet me koncesion ka një rrugë sekondare, për ata që nuk duan të paguajnë. Mirëmbajtja e rrugëve ka një kosto dhe ajo kosto nga do të dalë.Jorida Tabaku, deputete e PD: Nga taksa e qarkullimit që do të rritet dhe që shkon për mirëmbajtje rrugeDorian Teliti, këshilltar pranë grupit të PD: Nëse jeni korrekt dhe zbatoni parimin e sigurisë juridike atëherë asnjë dëm nuk i shkakton shtetit shqiptar.Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që mazhoranca të miratojë në seancë plenare të rradhës kërkesat e tyre për uljen e taksës së qarkullimit dhe heqjen e TVSH-së së energjisë.Dorian Teliti, këshilltar pranë grupit të PD: Zonja deputete do ti votoni dy nismat që kemi sjellë sot?Blerina Gjylameti, deputete e PS: Votova kundërDorian Teliti, këshilltar pranë grupit të PD: Është kundra biznesit për të ulur TVShDonika Mici, biznesmene: Ka ardhur momenti të mos u zënë në parlament.Jorida Tabaku: Jam dakord për këtë aryse kemi qenë konstruktivDonika Mici, biznesmene: Asnjëherë në kohën tuaj dhe as tani. Ne po humbasim kohë dhe atë që po bëjmë cdo ditë e më tepër, po agravojmë situatën që investitorët po largohen , duke bërë zhurmë e shamatë në parlament duke mos u marrë asnjëherë me pozicionin që duhet të merret me ekonominë e vendit.Ndërkaq debate të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës ka pasur edhe për klimën e biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja.