Skandali/ "Bankers", bënte shpime kur aktiviteti i ishte pezulluar. Nisin hetimet

Kompania kanadeze Bankers Petroleum ka vijuar punimet ndonëse ka qenë e pezulluar  nga ministria e mjedisit që në datë 27 shkurt të këtij viti. Si pasojë e mos zbatimit të kësaj mase, dy puse kanë shpërthyer sot në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës që mund të ishte kthyer në një tragjedi për banorët e zonës.Nisin hetimetNdërkohë prokuroria e Fierit ka nisur hetimet lidhur me shpërthimet e puseve dhe faktin pse kjo kompani vijonte aktivitetin edhe pse nga Inspektoriati i Mjedisit ishte urdhëruar ndërprerja e aktivitetit. Kompania "Bankers Petroleum" po hetohet për një sërë veprash penale, si shpërdorim detyre, shkatërrim prone, thyerje e rregullave te sigurimit teknik ne punePezullimi i aktivitetitSipas kreut të inspektoriatit të mjedisit Ergys Agasi megjithëse shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqarta kompanisë i janë vënë një sërë masash administrative me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme.Ergys Agasi: Me Urdhër të Ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka i është kërkuar kompanisë Bankers Petroleum Albania, me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe ndotjes potenciale të mjedisit, që kjo kompani të zbatojë këto masa dhe detyra.-          Pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve.-          Hartimi i Planit të Përputhshmërisë sipas përcaktimeve të shtojcës 10 të ligjit nr. 10448  datë 14.07.2011 për lejet në mjedis, e ndryshuar.-          Rivlerësimin e raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikimin e kushteve të lejeve Mjedisore.-          Hartimi i një plani monitorimi të detajuar si pjesë e Lejes Mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor.-          Kompania në përputhje me planin e menaxhimit duhet të fillojë hartimin e planit të masave për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti, të depozituara në gropat ekologjike.-          Menaxhimi i mbetjeve të të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor të mbetjeve.-          Heqja e masës së pezullimit të aktivitetit të kompanisë do të bëhet pas vlerësimit të realizimit të masave dhe detyrave të lëna për zbatim.Megjithëse shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqarta, Agasi shton se monitorimi i kësaj kompanie ka nisur që në datën 24 shtator të vitit 2014 nga një grup pune i ngritur nga Ministria e Mjedisit,  për të konkluduar më pas me masën ndëshkimore të pezullimit imediat të datës 27 shkurt të këtij viti.Deklarata e plote e Inspektoriatit te Mjedisit"Duke marrë shkas nga aksidenti i sotëm i katër shpërthimeve të gazit në zonën Patos -Marinzë, të qarkut të Fierit, Inspektoriati Shtetëtor i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) sqaron se shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqarta dhe do të zbardhen shumë shpejt.Megjithatë, arsyet e shpërthimit mund të jenë të lidhura me konstatimet e bëra nga ISHMP gjatë javëve të kaluara, masat administrative të marra ndaj kompanisë Bankers dhe rekomandimet e pazbatuara nga kjo kompani, të bera nga ana e ISHMP-së.Në datën 24.09.2014 grupi i punës i ngritur nga Ministri i Mjedisit,  filloi inspektimin në aktivitetet e kompanisë Bankers Petrolium ku një nga çështjet kryesore për ndotjen në mjedis është situata e gropave ekologjike, në të cilat janë depozituar mbetjet e dala nga procesi i shpimit dhe i prodhimit të naftës bruto, të cilat përbëjnë mbetje të rrezikshme.Me Urdhër të Ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka i është kërkuar kompanisë Bankers Petroleum Albania, me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe ndotjes potenciale të mjedisit, që kjo kompani të zbatojë këto masa dhe detyra.-          Pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve.-          Hartimi i Planit të Përputhshmërisë sipas përcaktimeve të shtojcës 10 të ligjit nr. 10448  datë 14.07.2011 për lejet në mjedis, e ndryshuar.-          Rivlerësimin e raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikimin e kushteve të lejeve Mjedisore.-          Hartimi i një plani monitorimi të detajuar si pjesë e Lejes Mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor.-          Kompania në përputhje me planin e menaxhimit duhet të fillojë hartimin e planit të masave për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti, të depozituara në gropat ekologjike.-          Menaxhimi i mbetjeve të të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor të mbetjeve.-          Heqja e masës së pezullimit të aktivitetit të kompanisë do të bëhet pas vlerësimit të realizimit të masave dhe detyrave të lëna për zbatim.Se fundmi ju informoj qe ISHMP ka vënë të gjithe kapacitetin e vet njerëzor për të asistuar në terren. Gjithashtu një laborator i lëvizshëm është dërguar menjëherë në terren për të kryer matjen e nivelit të ndotjes.BANKERS ISHM1 BANKERS ISHM2 BANKERS ISHM3 BANKERS ISHM4 BANKERS ISHM5 BANKERS ISHM6