Qyteti i vogël Whittier në Alaskë, banorët jetojnë në një pallat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2015, 10:02
Në qytetin e vogël Whittier në Alaskë, ku bie deri në 6 metra borë çdo vit, thuajse të gjithë banorët jetojnë në një pallat. 218 banorët e qytetit të izoluar jetojnë në një godinë 14- katëshe. Qyteti lidhet me të vetmin tunel njëkalimësh më të gjatë në SHBA. Tuneli kombinon kalimet çdo gjysmë orë.Ai mbyllet natën dhe hapet në mëngjes. Në Begich Tower jetojnë të gjithë, aty është stacioni i policisë, një shkollë, dy ambiente me lodra për fëmijë, dy dyqane, një restorant, një lavanderi dhe një postë. Aty ka edhe një kishë në bodrum.