Patos, shpërthejnë 2 puse nafte të “Bankers”, evakuohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2015, 16:41
Shpërthimet e gazit natyror, ujit dhe argjilës si shatërvanë zgjuan banorët e Patoz Marinzës mëngjesin e sotëm 1 prill 2015.Në orën 06:00 të mëngjesit dy puse kanë shpërthyer duke e përmbytur zonën e banuar e duke rrezikuar një katastrofë njerëzore e natyrore . Më pas kanë ndodhur dhe dy shpërthimet të tjera, njëri me ujë e argjilë.Shpërthimet nisën kur kompania 'Bankers Petroleum', po kryente operacione shpimi.Zona është ndotur nga gazi dhe ajri i rëndë, ndërsa policia punoi për evakuimin e banorëve banesat e të cilëve ndodheshin pranë puseve. Shpërthimi i gazit ndodhi në afërsi të një shkolle dhe nëpër oborret e shtëpisë janë hapur vrima nga ku dilte uji dhe argjilë. Po ashtu banorët thonë se disa nga banesat e tyre janë të pabanueshme.
Në foto: Banesat e prekura nga shpërthimi i puseve të naftës[/caption]
Ora 11:00 Tjetër shpërthim në Marinzë. Një pus me ujë e argjilë ka shpërthyer por është mbyllur brenda 30 minutash. Gazetari yne informon se dy puset janë mbyllur.“Dy puset e para janë mbyllur. Ka pasur një shpërthim të tretë, por ka pasur vetëm një shpërthim uji me argjilë . Kanë ardhur drejtues nga pushteti vendor, deputetja e zonës Majlinda Bufi pritet të vijë dhe ministri Gjiknuri” informon gazetari.[caption id="attachment_487144" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Uji i perzier me argjile prane banesave[/caption]
[caption id="attachment_487142" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: gropat nga del uje dhe argjile, neper oborret e banesave[/caption][caption id="attachment_487141" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: gropat nga del uje dhe argjile, neper oborret e banesave[/caption][caption id="attachment_487140" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banoret e Marinzes sot[/caption]Ora 10: 24 Gjiknuri ne Marinzë, monitoron situatënMinistri i Energjisë Damian Gjiknuri niset në Fier për të parë situatën. Specialistët e MEI dhe Albpetrol kanë mbërritur në Fier .Ora 09:00 Bankers: Gazi i ëmbël dhe i padëmshëm Bankers nuk pranon të thotë nëse banorët do të dëmshpërblehen, duke u fokusuar te operacioni i ndaljes së rrjedhjes.Përfaqësuesi i Bankers: “Ishte një rrjedhje e pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Për momentin jemi përqendruar te evakuimi i banorëve, dhe vënia nën kontroll i puseve.”Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur.Ora 08: 15 Banorët kundërshtojnë policinëPolicia po punon për evakuimin e banorëve, por një pjesë nuk kanë pranuar të lënë banesat, duke pasur edhe disa konfrontime. Banorët shprehen të indinjuar se thirrjet e tyre për të marrë masat, prej vitesh kanë rënë në vesh të shurdhër dhe tani ja ku ndodhi pasoja.[caption id="attachment_487113" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia në përpjekje për të evakuuar banorët, 01 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487112" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia në përpjekje për të evakuuar banorët, 01 prill 2015[/caption]Ora 08:15 Ekspertet perpiqen te ndalin rrjedhen e gazitPolicia dhe ekspertë kanë mbërritur pranë zonës ku ka ndodhur shpërthimi dhe po përpiqen të ndalin rrjedhjen e gazit. Shpërthimet në këtë zonë nga puset e naftës janë të shpeshta, për këtë banorët e kësaj zone shpesh herë kanë ngritur shqetësimin e tyre në media, por ende nuk është marrë asnjë masë. [caption id="attachment_487021" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dy puset e naftës, të cilët shperthyen sot ne mengjes, 1 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487020" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dy puset e naftës, të cilët shperthyen sot ne mengjes, 1 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487017" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dy puset e naftës, të cilët shperthyen sot ne mengjes, 1 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487028" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Shkolla afer dy puseve te naftes, të cilët shperthyen sot ne mengjes, 1 prill 2015[/caption]
Ministri Gjiknuri udhëtoi drejt Fierit për të monitoruar situatën si dhe për të zhvilluar takim edhe përfaqësues të Bankers dhe deputetët e zonës. Sipas ministrit gazi nuk është helmues por policia ka bërë evakuimin, edhe në ato raste ku pati kundërshti. Ministria e Mjedisit urdhëron pezullimin e aktivitetit.
17:55 Prefektura: Ja shkaqet e shpërthimit të pusitPrefektura e Fierit jep të dhëna mbi shpërthimin e pusit të naftës. Sipas saj, shpërthimi ka ndodhur pas shpimit të pusit në kupolë të fjetur gazmbajtëse.Ndërkohë nga matjet e realizuar nga laboratori i ushtrisë ka rezultuar se zona përreth shpërthimit ka ndotje me pak amoniak. Ministria e Mjedisit ka instaluar pajisjet për të nxjerrë ndotjen.Ora 16: 41 Prokuroria urdhëron fillimin e hetimeveKompania "Bankers Petroleum" po hetohet për një sërë veprash penale, si shpërdorim detyre, shkatërrim prone, thyerje e rregullave te sigurimit teknik ne pune. Skandali me “Bankers”, bënte shpime kur aktiviteti i ishte pezulluar.Nga ana e saj kompania Bankers thotë se gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm megjithatë janë marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur.
Ora 14:00 Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së nisën 10 specialistë drejt Patoz Marinës për të monitoruar situatën e krijuar. Nga këto 8 janë specialist kimie dhe dy janë specialist të Laboratorit të Forcave të Armatosura.Ministria e Mjedisit kërkon pezullimin e aktivitetit"Duke marrë shkas nga aksidenti i sotëm i katër shpërthimeve të gazit në zonën Patos -Marinzë, të qarkut të Fierit, Inspektoriati Shtetëtor i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) sqaron se shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqarta dhe do të zbardhen shumë shpejt." thuhet në njoftimin për shtyp të Ergys Agasi, Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.- Pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve.- Hartimi i Planit të Përputhshmërisë sipas përcaktimeve të shtojcës 10 të ligjit nr. 10448 datë 14.07.2011 për lejet në mjedis, e ndryshuar.- Rivlerësimin e raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikimin e kushteve të lejeve Mjedisore.- Hartimi i një plani monitorimi të detajuar si pjesë e Lejes Mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor.- Kompania në përputhje me planin e menaxhimit duhet të fillojë hartimin e planit të masave për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti, të depozituara në gropat ekologjike.- Menaxhimi i mbetjeve të të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor të mbetjeve.- Heqja e masës së pezullimit të aktivitetit të kompanisë do të bëhet pas vlerësimit të realizimit të masave dhe detyrave të lëna për zbatim.12: 40 Gjiknuri takon perfaqesues te BankersMinistri Gjiknuri, kreu I Emergjencave Civile, Shemsi Prençi përfaqësues të Bankers dhe deputetët e zonës po zhvillojnë një takim në në zyrat e Albpetrol. Në takim administratori i Albpetrol Endri Puka, Prefekti i FieritOra 12:00 Vihet nën kontroll shpërthimi i puseve Për fat të mirë nga shpërthimi I tre puseve që u vunën nën kontroll rreth mesditës, nuk pati persona të asfiksuar, ndonëse ambulancat ishin prezente në fshatin me 3500 banorë. Gjithashtu kanë ndjekur nga afër situatën edhe deputetë të qarkut dhe zyrtarë vendorë.Ora 11: 50 Gjiknuri takon banorët: Gazi nuk është helmuesMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka qenë në hyrje të fshatit Marinëz, ku është takuar me banorët. Ministri Gjiknuri kërkoi marrjen e masave për të rikthyer nëpër banesa të evakuuarit. Gjiknuri siguroi se gazi i dalë nga puset nga është helmues dhe nuk përbënë rrezik për jetën e banorëve. Gjiknuri në Patos Marinzë: S’ka vend për panik, gazi jo helmuesOra 11: 40 Banorët: Na u shkatërruan shtëpitëNdonëse të frikësuar nga pasojat e shpërthimet të dy puseve me gaz, banorët nuk kanë dashur të evakuohen. Ata rrëfejnë se fillimisht shpërthimi ka nisur me nxjerrje uji nga nëntoka, më pas presioni i gazit ishte aq i madh, sa ata e krahasojnë formën e një vullkani.Banorët thonë se banesat tashmë, janë shndërruar në të pabanueshme. Ata apelojnë për ndihmë. Nga shpërthimi i puseve, u mbyll edhe shkolla 9-vjecare[caption id="attachment_487219" align="alignnone" width="640"]