"Frroku", lirohet shefi i Interpolit, Gjykata: Arrestimi i paligjshëm
Artan Bajraktari, shefi i Interpol Tirana, është lënë i lirë me vendim gjykate.Gjyqtari e ka vlerësuar si të paligjshëm urdhërndalimin për Artan Bajraktarin duke mos caktuar asnjë masë sigurie për të, ndërsa për si dhe nuk pranoi të caktojë një masë sigurie për të.Avokati i Artan Bajraktarit tha se në veprimet e tij nuk ka asgjë të jashtë ligjshme.Avokati i Artan Bajraktarit:"Për mua ndalimi i oficerit të policisë Artan Bajraktari ishte një veprim cinik, i pashpirt, i pamencur dhe të gjitha këto që numërova shumëzohen me paligjshmërinë e kryer, i gjithë ky proces nga disa hallka policore. Jam shumë i lumtur që gjeti korrigjim të menjëhershëm gjykata, e besoi shumë në pafajsinë, integritetin dhe në profesionalizmin e zotit Bajraktari. Nuk ka llogjikë dhe nuk mund të ngrihet një proces penal tillë dhe absolutisht ky nuk mund të ishte me një masë ekstreme e ndalimit dhe më pas e arrestimit. Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në veprimet e Bajraktarit, nuk ka pse ndalem në detaje konkrete kur e tëra është e rregullt dhe e ligjshme.Nuk ka vepër penale të shpërdorimit kur nuk ka pasojë të ardhur, po të kishte pasojë të ardhur pse nuk do ishte korrigjuar ajo tek kanë kaluar 3 apo 4 ditë të tjera nga 2 ditë që e paskësh vonuar Bajraktari, sepse nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare. Nuk mund të vazhdojë një procës ekstradimi mbi shtetësinë shqiptare të një subjekti së pari të aktit që urdhëron këtë ndalim së dyti të faktit penal që atribuhet shtetasit në fjalë.Visha tha se Prokuroria ka paraqitur si provë emaile te sistemi TIMS.Avokati i Artan Bajraktarit: “Prokuroria paraqiti si provë emaile të sistemit, por jua them me sinqeritet; Ligji për marrëdhëniet me jashtë është i tejkaluar nga praktika pas 2010 ku i gjithë sistemi i interpolit të kërkimit të shtetasve shqiptarë ose jo është kontatibël me TIMS dhe nuk ka oficerë të rëndomtë policie apo Prokurorë të rëndomtë shteti që të mos ketë akses dhe të mos marrë të dhëna nga ky sistem. Kjo është jorelevantë në lidhje me akuzën penale, nuk ka asnjë rëndësi ka njoftuar apo nuk ka njoftuar. Të gjitha përpjekje të karakterit marrëdhënie policore që duhet të ketë në vlerësimin tim solidaritet dhe mbështetje të plotë”.Gjykata nuk ka qenë e të njëjtit mendim për specialisten e Interpol Tirana, Loreta Alla, për të cilën vendosi masën e detyrimit me paraqitje, si person nën hetim për fshehje të informacioneve.Kërkesa e Prokurorisë për shefin e Interpolit është dorëzuar pasditen e së martës, 31 mars 2015, në gjykatën e Tiranës brenda orarit zyrtar.[caption id="attachment_487466" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Artan Bajraktari del nga Gjykata dhe shoqërohet nga policia[/caption][caption id="attachment_487462" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Loreta Alla del nga Gjykata dhe shoqërohet nga policia[/caption][caption id="attachment_487233" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Avokati i Artan Bajraktarit[/caption]