Tiranë, TIA përuron destinacione të reja drejt Parisit dhe Brukselit

Shqiptarët kanë tashmë mundësi te udhetojne direkt nga Tirana në Paris 2 herë në javë me një avion të tipit Airbus 319 dhe nga Tirana në Bruksel çdo të martë e të shtunë, ndërsa pas datës 4 Qershor do të ketë një fluturim shtesë të enjteve falë linjës së re ajrore.Në ceremoninë e inaugurimit të fluturimit të parë në Aeroportin "Nënë Tereza", mori pjese Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, Ambasadori i Francës Bernard Fitusi, e te ftuar të tjere.Me fluturimet e reja, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 22.