Maradona: Dua të bëhem trajner i Napolit
Vizita e Diego Maradona në qytetin e Napolit duket se do të shoqërohet me me një kalim të argjentinasit në krye të stolit të të kaltërve. Pritja e mrekullueshme që vazhdon ti bëhet yllit Argjentinas në Itali ku turmat kanë bllokuar rrugët e Napolit për të parë nga afër apo për ti marrë ndonjë autografë ish legjendës së kësaj skuadre duket se nuk do të përfundojë këto pasi mijëra adhurues të një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror pritet të marrë drejtimin e skuadrës Napoletane, nëse Valter Mazarri vendos të largohet nga drejtimi i saj.Për ta konfirmuar këtë fakt ka qenë vetë legjenda e futbollit argjentinas që ka shprehur dëshirë e tij për të drejtuar Napolin që në konferencaen e parë për shtyp."Do të dëshiroja të kthehesha lirshëm në Napoli me nipin tim, për t'i treguar se çfarë mbresash ka lënë gjyshi i tij, edhe pse De Laurentis nuk më ka ftuar kurrë për të parë skuadrën në një ndeshje. Mazarrin e respektoj si trajner, por kur të largohet ai, unë jam gati për Napolin. Sot nuk jam këtu për këtë çështje, në të ardhmen mund të flasim përsëri. Tani nuk po mendoj për pankinën e Napolit, por ajo mbetet ëndrra ime", ishte batuta e Maradonës.Ai ka shpjeguar edhe shanset që ka Napoli për të arritur titullin kampion. Sipas tij, të kaltrit kanë ende shanse për të luftuar për titull, ndonëse diferncat janë 6 pikë me kryesuesit. "Në ndeshjen direkte mos kini frikë të fitoni. Me 12 ndeshje para fundit, asgjë nuk është e mbyllur, Juventusi nuk është shpallur ende kampion", ishte mesazhi i tij për skuadrën e tij të zemres në pragë të supersfides së dites së premte .Më pas, një batutë edhe për armikun e tij më të madh dhe sigurisht pasardhësin e tij më të denjë."Pele nuk ia fal gjërat që thotë. Kur merr ilaçet e duhura, flet mirë. Kur i ngatërron, flet budallallëqe. Ndërsa Mesi duhet të fitojë një Botëror me Argjentinën, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por unë vazhdoj të mendoj gjithmonë se jam më i miri të gjitha kohëve", deklaroi argjentinasi i cili me rikthimin e tij në Napoli ka mbyshur rruget e këtij qyteti duke sjellë edhe probleme në qarkullim.