Ronaldo: Zhvilluam një ndeshje të madhe, e merituam fitoren
Kristiano Ronaldo e ka cilësuar paraqitjen e Real Madrid në Kupën e Mbretit si "perfekte", pas fitores 3-1 ndaj Barcelonës në "Kamp Nou". Portugezi përjetoi një natë magjike duke shënuar dy gola, por edhe duke u treguar një rrezik për mbrojtjen katalanase sa herë kishte topin në këmbë."Ishte një ndeshje e mirë, që nga minuta e parë deri në të fundit. Ishim shumë të saktë dhe treguam nivel të lartë loje. Luajtëm më mirë dhe shënuam tre gola jashtë fushës tonë. Jemi shumë të lumtur që kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Është e vërtetë që në këtë ndeshje kemi luajtur më mirë sesa në atë që luajtëm në fushën tonë. Ne kemi mjaft besim dhe prandaj arritem të merrnim një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fotë si Barcelona për më tepër në transfertë", tha ai, duke konfirmuar faktin se Reali ka të gjitha forcat e duhura për të mundur çdo kundërshtarë që i del përpara.Sipas Ronaldos, paraqitjet e mira në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit nuk vërtetojnë se Reali është i përqendruar vetëm në këto turne dhe po injoron plotësisht kampionatin spanjoll."Të luash kundër Barçës është gjithmonë një motivim më shumë. Kampionati mbetet gjithmonë i rëndësishëm, por më pak se aktivitetet e tjera për shkak të diferencës që është krijuar. Ne duhet të përqendrohemi në kampionat ashtu si në Ligën e Kampioneve, do të mundohemi të fitojmë gjithçka si zakonisht. ", deklaroi Kristiano Ronaldo pas ndeshjes.Për Ronaldon fitorja kundër Barcelonës nuk ishte vetem një hakmarrje për humbjet e pësuara ndaj katalanasve por edhe një fitore shumë e rëndësishme ndaj rivalit të tij të përjtshëm Lionel Messi, që në mbrëmjen e djeshme ishte totalishtë në hije.