"Mbretërit" kthejnë me këmbë në tokë "Jashtëtoksoret" në "Kamp Nou"
Real Madrid është në qiellin e 7 pasi kan arritur të sigurojnë finalen e Kupës së Mbretit duke eliminuar ribvalet e përjetshëm Barcelonën. Kryeqytetasit pas barazimit në ndeshjen e parë në shtëpi kanë bërë mrekullinë e radhes duke mundur me rezultatin 3-1 jashtëtoksorët në strofullen e tyre. Pas humbjes 2-0 në Ligën e Kampioneve ndaj Milanit vjen një tjetër zhgënjim për katalanasit që dorëzohen përballë një Reali përfekt në ndeshjen e mbrëmshme ku gjithçka ka folur për "Mbretërit".Edhe pse katalanasit e nisin lojën duke krijuar mundësi shënimi me Mesin që në minutën e parë të parët që kalojnëe në avantazh janë "Los Blancos" në minutën e 13-të, me autor të përhershmin Kristinano Ronaldo, i cili pasi fiton vetë një 11-metërsh nuk e ka të vështirë ta shndërrojë në golë duke i dhënë skuadrës avantazhin. Pjesa e para e ndeshjes edhe pse pati shumë raste mbyllet me fitoren e Madrilenëve.Edhe në pjesën e dytë të lojës Reali duket më i konsoliduar dhe më krijues deri sa arrin të gjejë golin e dytë në minutën e 57-të, përsëri me portugezin Ronaldo që shfrytëzon më së miri lëvizjet përfekte të argjentinasit Di Maria.Madrilenët nuk do të mjaftohen me kaq pasi 10 minuta më vonë do të vij edhe goli i "nokautit" me autorë qendërmbrojtësin e talentuar Varane, i cili me kokë dërgon topin në rrjetën e Katalanasve, duke bërë që në "Kamp Nou" ta pllakoste heshtja.Francezi shënon dy herë në këtë zezon dhe të dy golat i shënon në portën e Barcelones duke u bërë një “vrasës” i vërtetë për Blaugranat. Goli i Zhordi Alba në minutën e 89-të nuk shërbeu as për ngushëllim te katalanasit, që këtë radhë u dorëzuan edhe me lojë para Realit, pa shfaqur thuajse asgjë nga ajo që kanë treguar në pjesën e parë të sezonit.Ndonëse katalanasit kanë mundësinë të hakmerren në fundjavë në ndeshjen e kampionatit në "Santiago Bernabeu", ajo nuk ka kurrsesi rëndësinë e këtij ku Mourinho me të besuarit e tij përveçse siguruan finale bënë që të heshtnin 90 mijë spektatoret e teatrit të magjishem të Kamp Nou.