Roura: Duhet të mësojmë nga gabimet
Humbja ndaj Real Madrid në shtëpi dhe eleminimi nga Kupa e Mbretit nuk është përjetuar mirë nga Katalanasit të cilët pas ndeshjes kërkojnë të mësojnë nga gabimet e shpeshta që kanë bërë në këto ndeshjet e fundit.Një ndër pjestarët kryesorë të skuadrës Katalanase, tekniku i përkohshëm Zhordi Roura dëshiron ta harrojë sa më shpejtë humbjen ndaj Realit duke deklaruar se mezi po e pret ndeshjen ndaj Milanit për tu rikthyer te suksesi. "E nisëm mirë lojën dhe patëm raste për shënim. Mirëpo Reali ishte shumë të suksesshëm në kundërsulm, tmerrësisht të rrezikshëm. Me këtë element ata arriten të bënin diferencën dhe të fitonin takimin. Nuk mendoj se ishin superiorë, gjithsesi duhet ta pranojmë humbjen, madje ta harrojmë atë", - nënvizoi Roura.Sa i përket shqetësimeve që kishte mbi gjykimin para ndeshjes, ai tha: "Gabimet e tyre nuk ndikuan në rezultat. Nuk mund t'i përdorim si justifikim". Më pas, zëvendëstrajneri i Barçës gjen një justifikim: "Jemi shumë pranë titullit kampion në Spanjë, i cili ka edhe rëndësi më të madhe. Mezi po e pres ndeshjen kundër Milanit, pasi dua të shikoj shpërthimin e ekipit. Duhet ta përmbysim patjetër atë humbje"Ndërsa edhe mesfushori Fabragas që ishte një nga më të pakënaqurit në mbrëmjen e djeshme jo vetëm për humbjen por edhe për zevendësimin u shpreh se Barcelona duhet të mësojë nga humbja dhe gabimet e bëra në ndeshjet e fundit."Duhet të nxjerrim një leksion nga kjo humbje, për të dhënë më shumë në të ardhmen. Duhet të rigjejmë veten dhe të fitojmë në ndeshjet e radhës. Humbja ndaj Realit nuk ka lidhje me Milanin, pasi janë dy kompeticione të ndryshme. Kam besim tek kjo skuadër dhe shumë shpejtë do të rikthehemi te sukseset", theksoi mesfushori i Barcelonës.