Sot sfida e madhe Bayern Munchen-Borusia Dortmund

Sot në mbrëmje "Allianz Arena" do të mirëpresë 71 mijë tifozë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë ku përballë do të vihet dy gjigantet e futbollit Gjermanë Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Dy superfuqi këto që jo vetem po dominojnë Bundesligën por në vitet e fundit vazhdojnë të mahnisin gjithë Europen me përformacen e tyre ne Chempions Ligë.Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund, ka deklaruar se skuadra e tij i ka cilësitë për të fituar këtë takim. "E dimë që jemi një nga të paktat skuadra që mund të fitojmë ndaj Bayern Munchen" tha ai.Verdhezinjtë, të cilët janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj bavarezëve dhe kanë barazuar 1.Tekniku i Dortmund mendon se nëse lojtarët e tij do të japin maksimumin, dominimi i fundit i Bavarezëve në futbollin gjerman do të ndalet."Kundërshtarët na respektojnë tashmë dhe e dinë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë", theksoi trajneri gjerman i kampionëve në fuqi.Këtë e mbështet edhe mesfushori i Bajern Munche, Tomas Muller. "Jemi në një formë shumë të mirë, por e dimë që Borussia na ka shkaktuar shumë probleme në të kaluarën. Gjithsesi, ne duam të tregojmë se kush është më i miri dhe se këtë vitë titullin kampion do ta mertojmë  me të vërtet. Synimet tona nuk ndalen këtu pasi ne duam sigurojmë çdo trofe të mundshëm", deklarojë Muller duke qeshur dhe I sigurtë për mundësinë që ka skuadra e tij për të triumfuar.