Maradona pritet si mbret në Napoli

Diego Armando Maradona rikthet si mbret në Itali ku pritet në mënyrë madhështore nga tifozët napoletan të cilët akoma mbajnë në mendje yllin e futbollit botëror që ngriti në piedestral emrin e kësaj skuadre. Rikthimi  i "El Pipe Doro" në Itali pas shumë vitesh ka ngjallur një entuziasëm të jashtëzakonshëm në qytetin ku ai konsiderohet ende një legjendë e pazëvendësueshme.Dy herë kampioni i botës me Argjentinën nuk mund të rikthehej në Itali, ku rrezikonte të arrestohej për evazion fiskal. Ai i detyrohej shtetit italian disa miliona euro dhe rikthimi i tij në vend ndodhi vetëm pas një amnistie fiskale të autoriteteve të drejtësisë italiane të cilat pas një vendimi të gjykatës i dhanë të drejt njeriut që ka bërë historinë me Napolin të rikthehet pra ish skuadrës së tij të adhuruar. Me mbërritjen e tij në Napoli, disa dhjetëra mijëra persona dhe adhurues të një prej lojtarëve më të mire në historinë e futbollit dolën në rrugët e qytetit,për t'i dhënë mirësëardhjen "El Pibe de Oro"-s. Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, besohet se Napoli do të përgatisë një ceremoni të veçantë në nder të 53-vjeçarit, në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, atë me Juventusin.Maradona në vizitën e tij pas shumë vitesh në Napoli ka takuar jo vetem figura të sportit por edhe personazhe të politikës italiane. Me ardhjen e legjendës argjentinase në Itali po flitet gjithnjë e më shumë se Maradona mund të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit duke zënë vendin e trajnerit aktual Maxrri i cili përveç eleminimit nga Europa Lige ka bërë disa hapa fals edhe në kampionatin italian. Ndër pyetjet e shumta që i janë drejtuar Maradonës ai nuk ka hezituar të ngacmojë kampionet në fuqi të Italisë e cila është marrë si një sfidë e mundshme që argjentinasi u ka kampioneve të Italisë. Deklarata e tij ka përforcuar më shumë mundësinë që Maradona mund të marrë drejtimin e skuadrës napoletane.