Askush se ndal Majemin,12 fitore radhazi
Majemi ka djersitur shumë për të mundur Sakramenton, pasi i janë dashur dy kohë shtesë për të siguruar fitoren 141-129, që çon në 12 serinë e sukseseve radhazi në kampionat. Por në këtë ndeshje, lojtarët e kampionëve të NBA kanë regjistruar disa rekorde personale shumë domethënëse, që tregojnë saktësisht forcën e kësaj skuadre.LeBron Xhejms shënoi 40 pikë, numri më i lartë i pikëve që ka shënuar në një ndeshje në këtë sezon, të kombinuara me 16 pasime që është shifra më e lartë në një ndeshje në karrierën e tij. Ai u bë lojtari i parë në NBA që regjistron të paktën 40 pikë e 16 pasime në një ndeshje që nga viti 1994.Ndërkohë, Duejn Uejd shënoi edhe ai 39 pikë, maksimumin e tij në këtë sezon, duke realizuar 19 tentativa nga fusha, për të barazuar statistikën më të mirë të karrierës së tij. Ndërsa 141 pikët e shënuara nga Majemi barazuan rekordin e pikëve në një ndeshje të kësaj skuadre, i cili ishte vendosur në vitin 1991.Në mbrëmjen e djeshme në NBA janë shënuar këto rezultate:Orlando-Filadelfia 98-84,Golden Steit-Indiana 97-108Sakramento-Majemi 129-141,Bruklin-Nju Orlins 101-97Kliveland-Çikago 101-98,Miluoki-Dallas 95-90Minesota-Feniks 83-84,Sharlot-LA Klipërs 84-106