Sneijder shënon golin e parë me fanellën e Galatasaray
Uesli Shnajder ka filluar të tregojë aftësitë e tij te skuadra e Galatasarait pasi përveç lojes së mrekullueshme holandezi ka gjetur edhe golin e parë me fanellen e e kësaj skuadre. Ai ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes kundër Orduspor, të cilën ekipi turk i Galatasarait e fitoi me rezultatin 4-2.Në fakt, ndeshja filloi si keq për skuadrën nga Stambolli, e cila u gjend në disavantazh që pas 17 minutash. Portieri Muslera dhe mesfushori Inan kombinuan një nga autogolat më qesharakë të vitit në futboll duke u dhënë avantazhin miqve. Më pas ishte Stançu që shënoi me penallti për ekipin mik, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0 të Orduspor.Por pjesa e dytë do të ishte krejtësishtë ndryshe për skuadrën e Fatih Terim. Ish mesfushori i interit, Shnajder i cili ka marrë frenat e lojës në dore dhe është bërë protagonist kryesorë i kësaj përballje. Ai shënon një gol spektakolar me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke nisur përmbysjen e mrekullueshme të Gallatasarajit.Goli i Snajder ishte një shenjë zgjimi për të besuarit e Terim që pas zupergolit të Holandezit gjejnë edhe tre here të tjera rrugë drejt rrjetës brenda 20 minutave, dy herë me Jilmaz dhe një herë me Inan që shleu disi gabimin e atij autogoli të pafat.Përbysja e këtij rezultati është disi edhe një meritë e rikthimit në formë të ish regjizorit Zikaltër Uesley Shnajder.