Bale përsëri vendimtar për skuadrën e Tottenham

Garet Beil është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e Totenham por edhe një nga yjet e momentit në kampionatit anglez.Me golat e tij mesfushori i talentuar Uellsian po bën të mundur që Totenhem të luftojë për pozicione prestigjioze në renditjen e Premier Ligës. Këtë radhë, një gol i jashtëzakonshëm në minutën e fundit i dha suksesin 3-2 ndaj Uest Hem skuadrës së drejtuar nga Andre Vijas Boas, duke e ngjitur në vendin e tretë në renditjes shumë pranë skuadrës së Chelsit.Beil ashtu si jo rrallë jemi mësuar ta shohim këto ndeshjet e fundit arrin të shënojë një dopit personale në këtë takim. Goli i avantazhit për skuadër e spursave vjen pikërishtë nga Uellsiani i cili nuk gabon brenda zonës në minutën e 13-të por vendasit arrinjë të barazojnë shumë shpejt me anë të një 11-metërshi.Pjesa e parë mbyllet barazim ndërsa në të dytën është Uest Ham që kalon në avantazh falë një goli të Xho Kol por miqtë barazojnë shifrat pasi mbeteshin 14 minutave lojë. Atëherë kur mendohej se ky derbi mes skuadrave Londineze po shkonte drejt Barazimit vjen edhe goditje e Uellsianit Beil që shënoi golin e tij të dytë në këtë përballje dhe të 15-tin në kampionat në minutën e fundit të takimit.  Gjuajtje nga distanca ndalet vetem në trekëndëshin e portës së kundërsahtre duke mos i dhënë mundësi portiert të Uest Ham të reagojë.Me këtë fitore në limitet e kohës dhe falë aftësive individuale të Geret Beil Totenhem merr vendin e tretë në renditje, dy pikë para Çelsit dhe 4 para Arsenalit, duke forcuar pozitat për një vend të sigurtë në Ligën e Kampionëve.