Paqe ne derbin e "Madonines"
Derbi i shumwpwrfolur "Madonines" nuk ka patur fitore. Inter dhe Milan kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1, duke ruajtur pozicionet e tyre në renditjen e Serisë A, për të qenë plotësisht në garë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve në këto javë të mbetura nga kampionati. Alegri duket se kishte gjetur formacionin e duhur për këtë ndeshje, pasi me El Sharaui e Baloteli në sulm, me Boateng pas krahëve të tyre, Milani gjen shumw hapësira në mbrojtjen zikaltër. Boateng në një superformë gjen të lirë El Sharauin që dërgon topin pas krahëve të Handanoviç duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Kuqezinjtë vazhdojnë dominimin por Handanoviç si gjithmonë tregohet në lartësinw e duhur duke bërë disa ndërhyrje vendimtare. Baloteli ka disa raste të pastra për të dyfishuar rezultatin por fati nga njëra anë dhe Handanoviç nga ana tjetër i mohojnë golin e parë bomberit kuq e zi në një ndeshje derbi. Pjesa e parë mbyllet me një dominim të skuadrws së Milan ndërsa në të dytwn vjen edhe zgjimi i zikaltërve.Stramaçioni bënë lëvizjet e duhura nga mesfusha duke hedhur në fushën e lojës Skeloton në minutën e 69-të. Ish mesfushorit të Atalantes i mjaftojnë vetem dy minuta për të gjetur rrjetwn e Abiatit pas një ekzekutimi perfekt me kokë që rikthen edhe një herë gjithçka në barazpeshë.Pavarësisht tentativave të dy skuadrave dhe rasteve që shfaqen në të dy krahët, rezultati nuk ndryshon. Si Interi, ashtu edhe Milani, kënaqen me nga një pikë në këtë supersfidë e cila dhurojë emocione të shumta që vetem një derbi si ky i Milanos mund ti dhurojë. Kuqezinjtë e Alegrit vazhdojnë të mbeten të tretët në klasifikimin e Serisë A ndërsa Inter mbetet 1 pikë largë kushrinjve të tyre.