Kompanitë e basteve i japin përparësi Barcelonës

Barcelona dhe Real do te zbresin sonte në Kamp Nou për të përcaktuar finalisten e parë të kupës së mbretit. Pas barazimit 1-1 në Santiago Bernabeu dy gjgantët e futbollit spanjoll zbresin në fushën e blertë për të luajtur fatet e kalimit në finale. Katalanasit që tashmë duken një hap larg titullit kampion në La Liga kërkojnë një tjetër trofe dhe kupa e mbretit mbetet një objektiv i sezonit. Nga ana tjetër madrilenët që i kanë dhënë lamtumirën e parakohshme mbrojtjes së titullit kampion synojnë të fitojnë kupën e Mbretit për të shpëtuar sezonin pasi as në Chempions Ligë nuk i kanë punët mbarë pas barazimit në fushën e tyre kundër Manchester United. Për të shpëtuar nga një sezon i dështuar Mourinho metë besuarit e tij do të kërkojë sonte të bëjë surprizën në transfertë për të siguar të paktën finalen e një kompeticioni dhe për të mos u larguar i turpëruar nga kryeqyteti spanjoll. Trajnerët e të dyja skuadrave i kanë dhënë rendësinë e duhur këtij eventi pasi nuk kanë rezervuar asnjë nga titullarët edhe pse në javët e ardhshme do të kenë impenjime të vështira në Chempions Ligë .Tekniku i përkohshëm i katalanasve Roura pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-3-3. Në portë: Pinto. Në mbrotje: Alvesh, Pike, Pujol dhe Zhordi Alba.Në mesfushë: Ksavi, Busket, Fabregas. Ndërsa në sulm do të jetë treshja Pedro, Messi dhe Iniesta. Nga ana tjetër tekniku Portuges Hoze Mourinho pritet të luajë me formacionin: 4-2-3-1. Në portë Lopez. Në mbrojtje: Ramos, Varane, Pepe dhe Kuentrao. Në qendër të mesfushes do të jetë dyshja: Ksabi Alonso dhe Khedira.Ndërsa treshja Di Maria, Ozill dhe Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetëm në repartin e avancuar Higuain. Edhe pse Kaka ka shfaqur një formë të shkëlqyer në ndeshjen e kampiopnatit pritet që këtë takim ta nisë nga stoli. Ndeshja do të luhet në Kamp Nou në orën 21:00. Duke qenë se katalanasit luajnë në fushën e tyre kompanitë e basteve i shohin ata si më të avantazhuar. Fitorja e mundshme e Barcelonës kuotohet me koefiçientin 1.8, barazimi 3.4, ndërsa fitorja e Madrilenve kuotohet me Koefiçientin 4.3