Barazon Napoli, Lacio rimerr vendin e tretë në renditjen e Seria A
Napoli ka humbur shansin më të mirë për të marrë një fitore ndaj Udinezes dhe për të shkuar në përballjen më të rëndësishme të vitit me një diferenceprej 4 pikësh. Të besuarit e teknikut Maxarri që në ndeshjet e fundit janë përfshirë në krizë kanë barazuar në transfertën e Friulit me rezultatin e bardhë 0-0 përballë djemve të teknikut Guidolin. Napolitanëve u duhej një fitore e domosdoshme ndaj Udinezes për të pritur më të motivuar sfidën direkte me Juventusin që do të luhet të Premten. Por ata kanë gjetur para një skuadër shumë të organizuar që nuk u ka lënë shteg dhe mundësi të rrezikojnë portën. Si rrjedhojë, 90 minutat janë mbyllur pa gola, edhe pse rastet për të shënuar nuk kanë munguar nga të dyja skuadrat. Gjithësesi pas këtij barazimi Napoli shkon në sfidën ndaj Juventusit me një disavantazh prej 6 pikësh gjë e cila u jep mundësi kampionëve në fuqi të vazhdojnë kryesimin e kampionatit edhe në rast të një humbje të mundshme.Në sfidën tjetër të kampionatit italian që u luajt mbrëmë, Lacio ka mundur lehtësisht Peskaran me rezultatin 2-0. Me Lorik Canën si titullar në qendër të mbrojtjes, kryeqytetasit e kanë pasur shumë të lehtë të kontrollonin çdo aksion të kundërshtarëve, ndërsa u kanë mjaftuar dy gjuajtje nga distanca të Radu e Luliç në pjesën e parë për të siguruar fitoren në këtë sfidë. Ajo që vlen për tu theksuarështë se kapiteni i kombëtares tonë Lorik Cana pas performancez së mrekullueshme në Europa Ligë vazhdon të ketë besimin e teknikut Petkoviç pëe një vend titullari në formacionin e kryeqytetasve. Falë tre pikëve të siguruara në këtë ndeshje, Lacio kthehet përsëri në vendin e tretë në renditje, duke kapërcyer Milanin, ndërsa mban gjallë shpresat për të kapur Napolin, nëse ky i fundit gabon përsëri si në javët e fundit.Tashmë lufta për një vend në Chempions Ligë është bërë shumë e fortë pasi në garë për të siguruar pjesmarrjen janë plotë 4 skuadra. Një ndër pretendentet është edhe ekipi i Fiorentinës që do të luajë sonte ndeshjen e prapambetur ndaj Bolonjës.