PSG fiton supersfidën ndaj Marseille

Paris Saint Germain ka fituar supersfidën e kampionatit Francës kundër Olympikut të Marsejës. Kjo superpërballje e javës së 25 në kampionatin transalpine përfundoi 2-0 në favor të djemve të Carlo Ancelotit falë autogolit të N'Kolou në pjesën e parë dhe Zlatan Ibrahimoviç në të dytën.Ndeshja ka qënë e një niveli të lartë por duhet theksuar se Marseja edhe pse luante në transfertë meritonte të paktën 1 pikë në këtë takim për atë që dha në fushën e blertë. Pas kësaj fitoreje PSG e thellon në +8 pikë diferencën me marsejezët dhe +3 ndaj Lyon, skuadër e cila duket se do të rivalizojë deri në fund me kryeqytetasit për titullin kampion në Ligën e parë. Gjithashtu ky takim ishte i veçantë edhe për britanikun David Beckham i cili bëri debutimin e tij të parë me fanellën e PSG.Në ndeshjet e tjrera të kampionatit francez në këtë fudjavë janë shënuar këto rezultate:Nice - Reims 2-0Renne - Sosho 2-2Ajasio - Lile 1-3Evian - Montpelie 0-1Nansi - Sent Etien 0-3Troua - Bastia 0-0Valensiann - Toluse 0-0Lion - Lorient 3-1