BE sot në axhendë azilkërkuesit nga Ballkani

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të shqyrtojnë sot ankesat e disa vendeve anëtare për fluksin e madh të azilkërkuesve dhe shqyrtimin e çështjes së heqjes së vizave.Ministrat e jashtëm do të takohen sot në Luksemburg, vendi i cili është në mesin e gjashtë shteteve anëtare që ka shprehur ankesa dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrin masa lidhur me mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave, për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.BE pritet të shqyrtojë aplikimin e një mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në takimin e 27 të ministrave të rendit dhe drejtësisë të vendeve anëtare.Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Franca dhe Suedia janë gjashtë vendet anëtare që kanë kërkuar shqyrtimin e regjimit pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Por, diplomatët europerëndimor ditët e fundit kanë theksuar se nuk pritet të ketë vendim për këtë çështje, por vetëm debate dhe rekomandime që do ti përcillen vendeve të Ballkanit Perëndimor.