Daçiç: Në takimin e radhës, diskutim për çështjet teknike

Bashkësia Ndërkombëtare, përderisa është duke kërkuar një dialog të një niveli më të lartë politik, në mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit serb, Ivica Daçiç, për mediat serbe ka deklaruar se në raundet e ardhshme të bisedimeve, në mes Kosovës dhe Serbisë, do të bisedohet për çështje teknike.Sipas tij, temat që do të diskutohen janë energjia dhe telekomunikacioni.“Serbia është gati për negociata. Vijat tona të kuqe janë të njohura tashmë. Ato nuk kanë ndryshuar. Në vazhdim të dialogut do të diskutohet për energjinë dhe telekomunikacionin”, ka thënë Daçiç.Sipas mediave serbe, Daçiç do të takohet edhe njëherë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, por që nuk është saktësuar se kur do të mund të zhvillohet ky takim.