Kosovë, policia dhe Vetëvendosje akuza të ndërsjella për dhunë
Deputët të lëvizjes Vetëvendosje kanë akuzuar ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi dhe kryeministrin Hashim Thaçi se kanë instrumentalizuar policinë e Kosovës për të përdorur dhunë ndaj aktivistëve të saj.Sipas tyre qëllimi ishte për të bllokuar punën e qeverisë pasi nuk mund të ishtë një ditë normale e punës pas takimit të kryeministrit Hashim Thaçi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç."Kam qëndruar përpara kordonit të policisë dhe me asnjë veprim nuk i kam provokuar ata, por policët më kanë sulmuar" tha deputeti i Vetëvendosjes Luburn Aliu . Sipas Vetëvendosjes dhjetëra aktivistë të saj janë keqtrajtuar në polici po ashtu dhe se janë rrahur kalimtarë të pafajshëm.Ndërkohë policia e Kosovës e ka cilësuar protestën e lëvizjes Vetëvendosje si një sulm ndaj institucioneve.Gjatë protestës së ditës së djeshme janë arrestuar të paktën 60 persona dhe po sipas të dhënave të policisë 18 prej të lënduarve janë policë dhe 5 aktivistë të Vetëvendosjes.