Klinton dhe Ashton në Beograd
Bashkë me sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton, në fund të tetorit, në Beograd, duhet të vijë edhe përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, baronesha Ketrin Eshton.Sipas mediave serbe, një mundësie të një ardhje të sinkronizuar i ka paraprirë takimi në Bruksel i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç me kryeministrinë e Kosovë, Hashim Thaçi, i cili, sipas të njëjtave media, ka kaluar më mirë se që ishte pritur nga diplomatët e BE-së.Klintoni dhe Eshton do të provojnë të bëjnë presion që në të njëjtën atmosferë, të vazhdojë sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd.Sipas tyre, kjo vizitë e përbashkët e tyre, në qarqet diplomatike interpretohet si shpërblim për qeveritarët serb, për shkak të takimit më Thaçin por edhe si presion që Serbia të vazhdoj normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën.