Alarm për sulmet raciste në Greqi

Sulmet raciste janë rritur në nivele alarmante në Greqi dhe autoritetet po bëjnë shumë pak për të trajtuar problemin. Ky është përfundimi i një raporti të agjensisë së refugjatëve të OKB.Greqia është një portë e madhe për emigrantët kryesisht aziatike dhe afrikane që përpiqen të futen në Bashkimin Evropian dhe emigrantët përballen me armiqësi në rritje në vendi i zhytur në borxhe.Sipas agjensisë 87 sulme raciste u regjistruan në një periudhë kohore që nga muaji janar deri në të shtator, ndërsa i kanë cilësuar këto shifra si jashtëzakonisht alarmante.Shifrat mund të jenë edhe më të larta pasi shumë viktima të dhunës janë të frikësuar të raportojnë sulmet. Por mbi të gjitha raporti thekson se deri më tani asnjë autor i këtyre sulmeve nuk është dënuar duke rritur edhe më shumë frikën për shtimin e këtyre rasteve. Viktimat janë nga Shqipëria, Afganistani, Bangladeshi, Iraku, Pakistani dhe Somalia.Agjensia thekson se në disa raste viktimat thënë sulmuesit e tyre mbanin stemën e partisë të ekstremit të djathtë Golden Dawn."Sot ne iu kemi rënë këmbanave të alarmit për shkak të rritjes së dhuna me baza raciste, sulmeve që kërcënojnë demokracinë," tha Kostis Papaioanu kreu i Komisionit Kombëtar për të drejtat e njeriut në Greqi.Analistët thonë se vështirësitë ekonomike të Greqisë së zhytur në borxhe, kanë ndihmuar në rrtijen e bandave ekstremiste të krahut të djathtë.