Vizita e Clinton, Hague dhe Ashton, mesazh mbështetës për Kosovën

Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se vizitat që pritet t`i bëjnë në Kosovë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ministrit të Jashtëm Britanik, Uilliam Hague dhe shefja e diplomacisë evropiane, baronesha Catherine Ashton, janë një mesazh mbështetës për Kosovën.Ai tha se me këtë shprehet mbështetja për të arriturat në Kosovë, ndërsa shprehu zotimin për të punuar për vizionin për të ardhmen eurotlantike të Kosovës. Këto komente, Thaçi i bëri në mbledhjen e Qeverisë.Ndërsa vizita e Klinton dhe Hague ishte paralajmëruar disa ditë më parë, prania e Ashton u bë e ditur vetëm një ditë më parë nga mediat serbe.Klinton, Hague dhe Ashton do të provojnë të bëjnë presion që në të njëjtën atmosferë, të vazhdojë sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd.Sipas tyre, kjo vizitë e përbashkët e tyre, në qarqet diplomatike interpretohet si shpërblim për qeveritarët serb, për shkak të takimit më Thaçin , por edhe si presion që Serbia të vazhdojË normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën.