Prishtinë, "Vetëvendosje" paralajmëron edhe sot protesta

Lëvizja “Vetëvendosje” parlajmëron sërish protest gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Me moton “Kundër dhunës qeveritare dhe brutalitetit policor”, Vetëvendosja do të mbajë në orën 11:00 protestën e radhës ku do të kërkojë lirimin e aktivistëve të arrestuar një ditë më parë.“Kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Tereza”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.Ndërkohë ditën e djeshme është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh për nënkryetarin e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti. Sipas mediave kosovare Ahmeti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Drenas.E njëjta masë dënimi është shqiptuar edhe për anëtarin e Vetëvendosjes, Gani Krasniqin i cili është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prizren ndërkohë me 48 orë paraburgim është dënuar edhe anëtari tjetër i kësaj lëvizje, Xhelal Sfeqla i cili është dërguar në qendrën e Paraburgimit në Malishevë.Gjithashtu sipas mediave kosovare në paraburgim janë dërguar edhe rreth 60 aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje".Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” u përleshën dje me policinë e cila po tentonte të shpërndante turmën, e cila në orët e para të mëngjesit ishte mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës.Protesta është mbajtur në sheshin "Ibrahim Rugova" në shenjë kundërshtimi me takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.