Përfundon pa deklarata takimi për Kosovën në Beograd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2012, 14:34
Në ndërtesën e Presidencës së Serbisë ka përfunduar takimi i autoriteteve të larta serbe, në të cilin është dashur të shqyrtohet projekt-platforma për Kosovën.Sipas mediave serbe, në takim kanë marrë pjesë: presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, kryeministri Ivica Daçiç, zëvendëskryeministri Aleksander Vuçiç, drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin, nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç, dhe ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiç.Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa të pranishmit nuk kanë dhënë deklarata për mediat.