Situata në Greqi vazhdon të jetë e tensionuar

Situata në Greqi vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa qeveria e kryeministrit Antonis Samaras po përpiqet që të bindë ndërkombëtarët për një injeksion të ri financiar për vendin.Qeveria është nën presion që deri në 12 nëntor të ketë përfunduar masat e kursimit e të kërkojë më pas në samitin e eurogrupit dritën jeshile për lirimin e zonës.Gjatë mbledhjes së fundit me ministrat, Samaras ka kërkuar që të bëhet gjithçka për përmbylljen e marrëveshjes me Trojkën. Ministri i punës, Janis Vrustis, është shfaqur optimist sa i përket çështjes së marrëdhënieve në punë, ndërsa ministri i financave, ndërsa sa u përket ndërhyrjeve në tregun e punës, Sturnaras ka thënë se po bëhen negociata dhe do të duket në dy ditët e ardhshme.Kryeministri ka ndërmend t`i paraqesë masat në Parlament me dy projektligje dhe me procedurën e emergjencës, paralelisht me votimin e buxhetit. Si një mesazh të qartë ndaj deputetëve të Demokracisë së re nga ana e kryeministrit, interpretohet përjashtimi nga grupi parlamentar i deputetit Nikos Stavrojanis, që kishte deklaruar të dielën se nuk do t`i votonte masat.Ndërkohë nga Brukseli zëdhënësi i komisionerit për çështjet ekonomike Olli Rehn ka deklaruar se BE pret që marrëveshja mbi reformat që Greqia duhet të aplikojë në këmbim të këstit të ri të ndihmës mund të jetë gati brenda pak ditëve.