Masat e kursimit, BE: Nuk ka zgjatje të afatit me Greqinë
Në Athinë asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen. Zyrtarë evropianë dhe ndërkombëtarë thonë se asnjë marrëveshje nuk është arritur me Greqinë për t`i dhënë këtij vendi më tepër afat kohor për të zbatuar masat e shtrëngimit, në këmbim të përfitimit të fondeve ndërkombëtare të ndihmës.Ministri grek i financave, Yannis Stournaras njoftoi se është arritur një marrëveshje për zgjatje të afatit, si pjesë e negociatave për reforma dhe shkurtesa të haxhimeve në vlerë prej rreth 13.5 miliardë eurosh, në mënyrë që Greqia ta fitojë të drejtën e ndihmës ndërkombëtare.Por zyrtarë të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së thanë pas kësaj deklarate të ministrit se marrëveshja nuk është arritur ende.Në bazë të kritereve të kredisë prej 130 miliardë eurosh, Greqia duhet të finalizojë programin e ri të shkurtimeve, në mënyrë që përfitojë fonde të reja."Sot fituam shtyrjen e afatit", deklaroi dje ministri i Financave për mediat greke gjatë pasdites, por specifikuar se kohë i është dhënë Athinës. Stournaras përcaktoi se masat do të shkojnë për miratim në Parlament përpara javës së ardhshme.Ndërkohë Recesioni i Greqisë është i thellë në Evropë. Shifrat më të fundit tregojnë se ekonomia e saj u tkurr me 6.2% në tremujorin e dytë të vitit.