Dialogu Kosovë-Serbi, Hague dhe Clinton vizitojnë Prishtinën

Shefat e diplomacisë së tre superfuqive, SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, në përpjekje për t`i shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshjeje historike.Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, do ta vizitojë Kosovën ditën e enjte, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, do të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 tetor.Gjithashtu sipas mediave kosovare pritet që vizitës së Klintonit në Prishtinë ti bashkohet edhe baronesha Chatherine Ashton por kjo vizitë ende nuk është konfirmuar.Ata do t`i inkurajojnë shqiptarët dhe serbët për arritjen e një marrëveshjeje historike përmes bisedimeve të nivelit të lartë politik.