Pack qetëson Ballkanin Perëndimor: BE s`mund të rikthejë vizat

Pas paralajmërimeve të shumta të BE për rikthimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka qetësuar gjakrat deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Ballkanin Perëndimor, Doris Pack. Sipas saj Bashkimi Evropian nuk ka instrumenta në bazë të së cilave do të mund të heqë regjimin pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor.“BE për momentin nuk ka ndonjë instrument për të rikthyer regjimin e vizave. Por sigurisht disa nga vendet e BE-së i bëjnë kërkesat e tilla, por ne kuptojmë se njerëzit nga këto vende janë pa shpresa, nuk ndjejnë se qeveritarët punojnë për ta dhe andaj kërkojnë azil në vendet e BE-së. Kjo duhet të mirëkuptohet, por është e papranueshme”, ka deklaruar Doris Pak.Bashkimi Evropian më 25 tetor pritet të shqyrtojë kërkesën e disa vendeve anëtare për shqyrtimin e liberalizimit të vizave me Serbinë dhe Maqedoninë, për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga këto dy vende.