AI dënon dhunën policore ndaj aktivistëve të VV

Organizata Amnesty International ka dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga Policia e Kosovës në protestën e së hënës të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.Organizata u bën thirrje autoriteteve në Kosovë, për të kryer hetime të plota, të shpejta, efektive dhe të paanshme në lidhje me këtë ngjarje.Nga deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe raportet e mediave, Amnesty International ka vërejtur përdorimin e forcës së tepruar kundër demonstruesve. Në disa raste, demonstruesit u shtrinë për toke dhe u rrahën me shkopinj gome nga Policia e Kosovës.Amnesty International është i shqetësuar veçanërisht në lidhje me gjendjen e një shtetaseje gjermane e cila u lëndua në demonstrate dhe mbetet në një gjendje kome në spitalin e Prishtinës.