"Vetëvendosje" nis protestën kundër dhunës së policisë
Ashtu si edhe kishte paralajmëruar lëvizja "Vetëvendosje" ka nisur protestën e saj në Prishtinë.Në fjalën e tij kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka fajësuar policinë për protestën e dhunshme. Sipas tij nëse policia do të qëndronte brenda oborrit të qeverisë asnjë nuk do të kishte ndodhur.Ndërkaq deputeti Rexhep Selimi ka kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi lirimin e disa aktivistëve të cilët ndodhen në burg.Ndërsa Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi ka thënë protestuesve, se qëllimi i protestës është kundërshtimi i bisedimeve, privatizimit, si dhe dhunës së djeshme policore. Kurteshi ka thënë se kjo qeveri po sjellë koncesione, ndërsa Serbia po fiton nga këto.Protestuesit po qëndrojnë të grumbulluar para teatrit kombëtar, ndërsa Policia e Kosovës po qëndron larg tyre.